LajmePolitika

“Do ta shihni se çfarë do të ndodhë”: A u bë Rama shkak i një ‘tensioni diplomatik’ mes Trump dhe Macron?

Shtrëngimi i çuditshëm i duarve mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij francez, Emmanuel Macron, tërhoqi vëmedjen e mediave në Samitin e Paqes për Gazën.

Dyshja shtrënguan duart në Sharm El-Sheikh të Egjiptit, ndërsa Trump nënshkroi fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit Izrael-Hamas. Dhe ky shtrëngim ka pasur më pas një bisedë të tensionuar me styre, detaje të cilat i ka zbuluar Daily Mail.

Sipas së përditshmes britanike, Trump e tërhoqi presidentin francez për një shtrëngim duarsh të ngrohtë i shoqëruar me një ‘përqafim’ në dukje të ngrohtë, por që më pas u shndërrua në një tension.

Dy presidentët shkëmbyen një bisedë intensive.

Lexuesja e buzëve, Nicola Hickling, i tha Daily Mail se shtrëngimi i duarve ishte shumë më tepër sesa një përshëndetje e rastësishme midis dy udhëheqësve.

“Më vjen mirë që të shoh, pra pranuat?”, i tha Trump Macron, i cili shpejt u kthye nga kamera dhe murmuriti një përgjigje të padëgjueshme.

“Po je i sinqertë?”, pyet Trump, ndërsa Macron përgjigjet shpejt, “Sigurisht”.

Trump më pas e shtrëngon fort pëllëmbën e Macronit përpara se t’i kthejë përgjigje: “Në rregull, tani dua të di pse, më lëndove. E di tashmë.”

Trump më pas i shtrëngon përsëri dorën Macronit ndërsa presidenti francez shikon poshtë dhe larg kamerave. 

Nuk është e qartë se për çfarë po flisnin dyshja; megjithatë, kjo vjen disa javë pasi Macron u pa duke qeshur me talljen që kryeministri Edi Rama i bëri Trump-it në prani të liderëve botërorë.

Duke folur ngadalë dhe qartë, Trump thotë: “Unë po bëj paqe”.

Pastaj Macron i prek dorën Trump dhe përgjigjet, “Ah hajde pra”, ndërsa Trump e injoron dhe e shtrëngon më fort.

“Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët”, i thotë Trump Macronit ndërsa tregon nga kamerat.

“E kuptoj. Do të duhet ta shohim këtë”, thotë Macron përpara se të marrë një paralajmërim të ashpër nga Trump: “Do ta shihni se çfarë do të ndodhë së shpejti”.

Trump përfundon, “Do të doja të të shihja duke e bërë, bëje. Do të shihemi pas pak.”

Nuk dihet ende nëse arsyeja e kësaj bisede të tensionuar që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare kishte lidhje me talljen e Ramës. Kryeministri tha në prani të Macron dhe Presidentit azer Ilham Aliyevin, për ngatërresën virale të Trump.

“Duhet të na kërkoni falje… sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” i tha Rama presidentit francez në samitin e Komitetit Politik Europian të mbajtur në Kompenhagën të Danimarkës.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts