LajmePolitika

Zbardhen vendimet e grupit parlamentar të PD, çfarë do të kërkohet në Kuvend

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në selinë blu.

Gjatë diskutimeve , Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideroi të papranueshme ekzekutimin e mekanizmave parlamentar të kontrollit nga ana e mazhorancës socialiste, pasi sipas deputetëve Edi Rama kërkon një Kuvend ku nuk debatohet, paraqiten ide apo alternativa.  
 
Po ashtu, PD ngriti shqetësimin se vetëm gjatë kësaj jave, mazhoranca ka refuzuar 3 mocione me debat, 1 kërkesë për interprelancë urgjente me Kryeministrin dhe 1 kërkesë për seancë dëgjimore në Komision me Ministren e Arsimit.
Sakaq, pas paraqitjes së gjetjeve të ekspertëve, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të nisë procedurën parlamentare për propozimin e shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.
 
Po ashtu, Grupi Parlamentar i PD, miratoi dorëzimin e dy kërkesave për ngritjen e Komisionit Hetimor për parregullësitë në farsën zgjedhore të 11 Majit 2025, si dhe ngritjen e Komisionit Hetimor mbi bashkëpunimin e provuar nga drejtësia amerikane midis Kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të dënuar në SHBA Charls McGonigal.
 
Lidhur me kërkesat e Grupit Parlamentar të PS për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme Parlamentare, lidhur me Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale, Grupi Parlamentar i PD vlerëson se pjesëmarrja e opozitës në këto Komisione do të mundësohet vetëm nëse puna në to ndërtohet mbi bazën e garancive të barazisë pozitë-opozitë, të konsensusit nëvendimmarrje në Komision dhe në seancë plenare etj,

Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se nuk do të marrin pjesë as në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe as të Territoriales, derisa të vijnë ekspertët.

Nga mbledhja e grupit, Berisha tha se nuk mund të bëhet reformë me Fatmir Xhafën apo Damian Gjiknurin.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts