LajmePolitika

Paradoksi i premtimeve/ Pasi PS betonizoi Tiranën, Manastirliu tani premton ta çlirojë

Ogerta Manastirliu, kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, ka dalë sot në rrugët e kryeqytetit me një plan konkret, për të çliruar hapësirat publike.

Në një status në Facebook, Manastirliu shkruan për takimin me banorët e rrugës ‘Ali Demi’, ku premton me entuziazëm kthimin e hapësirave të çliruara fëmijëve e të moshuarve, në çdo lagje. 

Por, paradoksi i këtij premtimi nga Manastirliu është fakti se partia e saj ka pasur në dorë timonin e Bashkisë për gati tre mandate dhe ka bërë çmos që t’i betonizojë ato hapësira që sot premton t’i “rijetësojë”.
Sepse Tirana e sotme nuk është ajo e fëmijëve që luajnë në lagje, por është e atyre fëmijëve që luajnë mes makinave, në trotuare të ngushtuara, nën hijen e pallateve të reja që kanë zëvendësuar pemët.

Andaj, ku Manstirliu shkruan për “hapësira të çliruara”, do ishte e udhës të sqaronte edhe se nga kush u pushtuan këtp hapësira, nga ndërtimet pa kriter, apo nga lejet për kulla që mbijnë si kërpudha?

Paradoksi i premtimeve/ Pasi PS betonizoi Tiranën, Manastirliu tani premton

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts