LajmePolitika

Rama cakton drejtuesit e komisioneve, Gjiknuri rikthehet te Reforma Zgjedhore, Xhafajt i beson një ‘shpikje’ të re

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur ndarjen e drejtuesve të komisioneve parlamentare kryesore të Kuvendit.

Ulsi Manja, tashmë i shkarkuar nga posti i ministrit, do të drejtojë Komisionin e Ligjeve. Igli Hasani ëshët caktuar nga socialistët si drejtues i Komisionit të Jashtëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi i Damian Gjiknurit në krye të Komisionit për Reformën Zgjedhore. Ndërsa Fatmir Xhafaj do të drejtojë një Komision Parlamentar të krijuar për herë të parë, që është ai  i Komisionit Nisma Qytetare.

Drejtuesit e rinj të komisioneve:

Ulsi Manja – Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Igli Hasani – Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme

Blendi Klosi – Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Bujqësia)

Milva Ekonomi – Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat

Bledi Çuçi – Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare

Anila Denaj – Kryetare e Komisionit për Infrastrukturën dhe Burimet Natyrore

Damian Gjiknuri – Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Fatmir Xhafaj-  Kryetar i Komisionit Nisma Qytetare

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts