Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Mat, Basir Çollaku, ka denoncuar gjendjen e rrugës së asfaltuar së fundmi në zonën e Gurrës së Madhe, duke e cilësuar atë si një “vjedhje dhe abuzim me paratë publike”.
Në një status në FB, Çollaku thekson se rruga, e cila sapo ishte asfaltuar me shpresën e një përmirësimi për banorët, tashmë ka nisur të prishet vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve. Ai thekson se kjo rrugë nuk përmbush asnjë standard minimal, pasi është e ngushtë, vetëm 3 metra gjerësi, pa sistem kanalizimi dhe me një cilësi të dobët të asfaltimit.
“Asfaltit elektoral i është hequr ‘peta e lakrorit’ me shirat e verës. Kjo rrugë është e pafunksionueshme dhe kjo është vjedhje, një abuzim me paratë tuaja. Është bërë me pretendimin për një votë në shumë, por sot kemi një rrugë më pak, jo më shumë”, tha Çollaku.
Postimi në FB:
Rruga e Gurrës së Madhe. Asfaltit elektoral ju hoq peta e lakrorit me shirat e verës. Rrugë pa asnjë lloj standardi. 3 metër gjerësi, nuk ka asnjë kanalizim. Ka jo më tepër se një javë qe është asfaltuar dhe ka filluar prishja.
Banorë të fisëm të kësaj treve. Kjo është vjedhje. Abuzim parave tuaja. Me pretendimin e një vote më shumë. Por sot kemi një rrugë më pak.
Natyrisht kjo është referuar në SPAK dhe do të përcillen materiale shtesë. Prona dhe paraja publike është e shenjtë. Mashtrimi elektoral nuk vlen. Votat ikën bashkë me paratë.













