Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës në Qarkun Tiranë, ku nga rezultatet del se Olta Xhaçka ka arritur të jetë sërish pjesë e Parlamentit të Shqipërisë si deputete e PS-së.
Sipas të dhënave, Xhaçka ka qënë në garë të ngushtë me rivalen e saj brenda PS-së, Blerina Gjylahmeti dhe mandati është ndarë me më pak se 100 vota.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e amnistoi Olta Xhaçkën nga hetimi për skandalin me bashkëshortin e saj, i cili me firmë edhe të gruas së tij, në atë kohë ministre e kabinetit qeveritar, iu dha statusi i investitorit strategjik Artan Gaçit, për një pronë me letra të falsifikuara në Bashkinë e Himarës, ku vetë ish-kryebashkiaku Jorgo Goro ndodhet në burg për këtë aferë.
Sipas vendimit të GJKKO-së, SPAK duhet të niste hetimet menjëherë për këtë skandal, por në ditën e parë pas masakrës zgjedhore të 11 majit, Rama urdhëroi Apelin e GJKKO-së që të jepte vendimin për mosfillimin e hetimeve nga ana e SPAK, duke e amnistuar nga dënimi i sigurtë, deputeten Olta Xhaçka.












