Orari zyrtar i votimit në Shqipëri është mbyllur në orën 19:00. Mësohet se votimi po vijon ende në qendrat e votimit përt qytetarët që ishin në radhë për të votuar.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe ka përfunduar në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora votoi për herë të parë, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.












