Politika

Paligjshmëria/ Kandidatë për deputetë kërkojnë të futen në qendra votimi

Kandidatë për deputetë kanë kërkuar të futen nëpër qendra votimi, diçka që nuk lejohet të ndodhë.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë thirrje që të mos ndodhë një gjë e tillë, pasi është qartësisht e ndaluar nga ligji.

Mesazhi i KSHZ Ilirjan Celibashi:

KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.

Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.

Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts