Politika

Bardhi mesazh qytetarëve: Edhe 7 ditë për ndryshim! Trokisni në çdo derë, flisni me çdo zemër…

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka dhënë një mesazh për qytetarët në prag të zgjedhjeve të 11 majit, duke bërë thirrje për angazhim maksimal dhe përkushtim në çdo orë që ka mbetur deri në ditën e votimit.

Mos ndaloni edhe 7 ditë! Trokisni në çdo derë, në çdo zemër! Flisni me shokët, me miqtë, me të afërmit! Bindini të votojnë për Shpresën, të votojnë për Partinë Demokratike!’, shkruan Bardhi në një status në FB, duke nxitur qytetarët që të japin gjithçka për një ndryshim real.

Ai i bën thirrje demokratëve dhe gjithë qytetarëve që kërkojnë ndryshim, të mos dorëzohen, të rezistojnë dhe të luftojnë për çdo votë, sepse sipas tij, “ndryshimi është në dorën tuaj!”.

Statusi në FB:

Mos ndaloni edhe 7 ditë! Trokisni më çdo derë! Trokisni në çdo zemër! Flisni me shokët, flisni me miqtë, takoni të afërmit! Bindini të votojnë për Shpresën! Të votojnë për Partinë Demokratike! [✌️]
[🤝] Dhe 7 ditë! Mos u dorëzoni! Rezistoni! Fitoni!
Le të luftojmë së bashku për çdo votë! Ndryshimi është në dorën tuaj! [1️⃣] [🇦🇱]

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts