Politika

E pazakontë në Lushnjë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

E pazakontë në fshatin Zhamë të Lushnjës!

Mungesa e një vendi të fshehtë nga KQZ për votuesit, duket se nuk është bërë pengesë për banorët e fshatit.

Një zgjidhje e shpejtë është bërë mëngjesit e sotëm, duke kthyer dollapin e vjetër në vend të fshehtë votimit.

A është kjo e lejuar dhe normale në ditën kur i gjithë vendi vendos për Kryeministrin e vendit?

Image

Ndërkohë, një tjetër rast të pazakontë nga fshati Zhamë ka ndarë në rrjetin tij social FB, edhe gazetari Klodian Tomorri. Një vend votimi, i sajuar dhe i ngjashëm si ‘qymez’ pulash.

Këtë, gazetari e ironizon duke thënë që: Zhama e Lushnjës duhet shpallur pasuri e UNESCO-s.

Postimi i plotë:

Zhama e Lushnjës duhet shpallur pasuri e Unescos.

Garantim maksimal i fshehtësisë së votës.

Temën e paskan bërë si qymez pulash.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts