LajmePolitika

“Besë e përdhosur! E keni shitur vendin”/ Rama publikon pamjet nga Pogradeci, qytetarët shpërthejnë në komente

Një ditë pas përfundimit të takimit dyditor në Pogradec me qeverinë dhe drejtuesit politikë, kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje nga mbledhja dhe diskutimet me kabinetin qeveritar.

Por postimi është shoqëruar me komente të shumta kritike nga qytetarët, të cilët kanë përdorur hapësirën e komenteve për të kundërshtuar qeverinë dhe mënyrën se si ajo po e ushtron pushtetin.

Një qytetar i shkruan Ramës se ai dhe qeveria e tij nuk kanë më lidhje me “Besën”, duke e lidhur këtë me mandatin e katërt dhe revoltën e qytetarëve kundër qeverisë.

Një tjetër komentues e ka pyetur drejtpërdrejt kryeministrin: “Po taksat e vjedhura të shqiptarëve?”, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si përdoren paratë publike.

Komentet pasqyrojnë tonin e fortë kritik ndaj qeverisë, në një kohë kur në vend vijojnë protestat dhe pakënaqësia qytetare ndaj qeverisjes së Ramës.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts