Politika

Artur Roshi: Shqiptarët besojnë te fitorja në futboll, por dorëzohen në lojën politike… Një paradoks i trishtueshëm

Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka reaguar me tone kritike ndaj perceptimit publik dhe trajtimit mediatik të garës politike në Shqipëri. Në një postim në FB, Roshi bëri një krahasim mes entuziazmit që shqiptarët shfaqin për ndeshjet e futbollit dhe apatisë që tregojnë për përballjen mes së djathtës dhe së majtës në skenën politike.

Kur në futboll luan Shqipëria me Anglinë, të gjithë thonë se ka shanse për fitore ose barazim. Por kur vjen puna te loja politike mes së djathtës dhe së majtës, të gjithë analistët thonë se fiton vetëm e majta. Ka logjikë kjo? Jo,” shkruan Roshi.

Ai kritikon gjithashtu edhe presionin mediatik dhe e cilësoi të pabesueshme mënyrën se si shqiptarët, ndonëse luftojnë për krenari në futboll, dorëzohen kur bëhet fjalë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre nëpërmjet votës.

Sipas Roshit, kjo sjellje është pasojë e një manipulimi të vazhdueshëm që synon të zhdukë çdo shpresë për ndryshim real në vend.

Postimi në FB:

Kur në futboll luan Shqipëria me Anglinë të gjithë shqiptarët thonë se ka shanse që ekipi ynë të fitojë ose të barazojë.

Kur kemi të bëjmë me një lojë politike “E Djathta” me të “Majtën”, këtu gjithë analistët thonë se fiton vetëm “E Majta”.

Ka logjikë kjo ? Jo.

Thjesht presionet mediatike shkojnë në vulgaritet.

Fitorja në futboll është thjesht për krenarinë dhe të gjithë dëshirojnë ta ruajnë atë nëpërmjet futbollit.

Kur vjen puna tek loja politike “E Djathtë”- “E Majtë” që loja është me jetët e tyre, jetët e fëmijëve të tyre shqiptarët nuk dëshirokan as krenari, as një jetë normale jashtë fukarallëkut.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts