Politika

‘Të dielën të votojmë ndryshimin’/ Berisha: U ktheva jo si politikan, por si misionar! Do të luftoj për Shqipërinë Madhështore!

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se në politikë është kthyer jo si një politikan, por si një misionar, duke u angazhuar për të luftuar për vendin dhe kombin shqiptar.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se për sa kohë Zoti i jep forcë dhe frymë, ai do të vazhdojë të luftojë për Shqipërinë dhe për të ardhmen e saj.

Ndërsa fton shqiptarët që të bashkohen dhe të ndalin të keqen duke votuar ndryshimin më 11 maj.

Statusi në FB:

Kurrë nuk heshta! U ktheva jo si politikan, por si misionar! Për sa kohë të më japë Zoti forcë dhe frymë do luftoj për vendin dhe kombin tim!

Ftoj shqiptarët të ndalim të keqen. Ditën e diel të bashkohemi, të votojmë ndryshimin për të bërë “Shqipërinë Madhështore”.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts