Politika

Flamur Noka në Korçë: Pas 11 majit, minimum jetik 200 euro dhe zero taksë për biznesin e vogël

Sekretari Pergjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka prezantuar një sërë propozimesh ekonomike që, sipas tij, do të ndryshojnë rrënjësisht jetën e qytetarëve dhe të bizneseve të vogla pas 11 majit. Në një takim që ka bërë me tregtarët në Korçë, ai theksoi se politikat e ardhshme nuk do të bazohen te parullat, por në vendime konkrete për zhvillim ekonomik dhe lehtësim tatimor.

Aty, Noka u ndal veçanërisht te situata ekonomike e familjeve shqiptare dhe vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë qytetarët.

Shitësit e fruta-perimeve dhe ushqimoreve kanë kontakt të përditshëm me qytetarët. Ua njohin takatin, fuqinë blerëse, më mirë se kushdo tjetër. Kalohet tezgë më tezgë për të kursyer 10-lekëshin,” – tha Noka, duke ilustruar varfërinë dhe mungesën e fuqisë blerëse.

Ai paralajmëroi ndërhyrje të menjëhershme në politikën fiskale, përfshirë:

  • Vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh në muaj
  • Zerimin e taksës për biznesin e vogël me të ardhura deri në 180 milionë lekë
  • Rikthimin e taksës së sheshtë për të ardhurat, me përjashtim për 500 mijë lekët e para

Sipas Nokës, këto masa kanë për qëllim të nxisin prodhimin vendas dhe të motivojnë qytetarët që të ndërtojnë jetën në Shqipëri, në vend që të largohen.

Qeveria e pas 11 majit nuk do të punojë me parulla e slogane, por me politika prozhvillimore që nxisin dëshirën për të prodhuar e për të bërë biznes,” – u shpreh ai.

Flamur Noka u zotua gjithashtu se do të ketë luftë të vendosur ndaj krimit ekonomik dhe informalitetit, për të çliruar sipas tij “të gjithë potencialin njerëzor e material të vendit”.

Postimi i plotë në FB:

Shitësit e fruta-perimeve dhe ushqimoreve kanë kontakt të përditshëm me qytetarët. Ua njohin takatin, fuqinë blerëse, më mirë se kushdo tjetër. Kalohet tezgë më tezgë për të kursyer 10-lekëshin. Prandaj kemi menduar të përcaktojmë minimumin jetik 200 euro, të zerojmë taksën për biznesin e vogël me të ardhura deri në 180 milionë lekë, të rikthejmë taksën e sheshtë mbi të ardhurat nga puna, por duke përjashtuar taksimin për 500 mijë lekët e para. E pra, të marrë frymë ekonomia dhe shqiptarëve t’u jepet një motiv për të qëndruar në vendin e tyre. Qeveria e pas 11 majit nuk do të punojë me parulla e slogane, por me politika prozhvillimore që nxisin dëshirën për të prodhuar e për të bërë biznes. Synimi ynë është të çlirojmë ekonominë nga krimi dhe të vëmë të gjithë potencialin njerëzor e material të vendit në lëvizje.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts