Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Daullas të Fierit, ku një 56-vjeçar, Agron Sukulli, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Sipas informacioneve paraprake, viktima po kryente një riparim në zetorin e tij, kur për arsye ende të paqarta, mjeti është zhvendosur dhe rrota e ka zënë poshtë.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë dhe është konstatuar nga një prej fqinjve të viktimës, i cili ka dhënë menjëherë alarmin.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka ndodhur gjatë përpjekjes për të riparuar një defekt teknik të mjetit bujqësor.












