Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Akil Kraja, ka prezantuar një sërë propozimesh konkrete për përmirësimin e jetës së pensionistëve dhe shtresave më të ndjeshme të shoqërisë.
Kraja u shpreh se ekonomia duhet të orientohet drejt rishpërndarjes së drejtë të vlerës së shtuar, në favor të atyre që prej vitesh janë lënë pas dore nga politikat publike.
Sipas tij, propozimi i PD-së është që asnjë pension të mos jetë më i ulët se 200 euro, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë vite të plota kontribute për shkak të tranzicionit të vështirë.
Kraja gjithashtu njoftoi se për pensionet mbi këtë prag, parashikohet një rritje prej 20%, ndërkohë që me anë të kartës së konsumatorit për pensionistët, do të mundësohet rimbursimi i TVSH-së për shpenzimet bazë, duke ulur ndjeshëm barrën e kostove jetike.
AKIL KRAJA: Jam dakord, ekonomia është arti i të mundurës, por e cila bazohet në sipërmarrje. Që do të thotë, duhet të marrësh përsipër gjëra që nuk ekzistojnë, të krijosh vlera të shtuara dhe nga kjo vlerë e shtuar të kesh mundësi ta rishpërndash pastaj në shoqëri. Ne duhet të themi që vlerë të shtuar, para në shoqërinë shqiptare, në ekonominë shqiptare ka, por ato janë të orientuara. Ne shpeshherë kemi denoncuar dhe nuk do t’i kthehemi të shkuarës për buxhetin, probagandistikave, fasadave, rilindjen urbane etj etj. Këtu po flasim thejsht për një ripozicionim, të shpërndarjes që ekonomia shqiptare prodhon, në drejtim të një shtrese që për vite me radhë është lënë mënjanë.
Statistikat thonë që pensioni mesatar në qytet është rreth 180 mijë lekë. Propozimi i Partisë Demokratike është që asnjë pension nuk do të jetë nën 200 mijë lekë, pra në këtë vlerë. Madje më lejoni të shtoj edhe një saktësim. Shumë pensionistë, fatkeqësisht që kanë dalë vitet e fundit, për arsye tranzicioni nuk i kanë patur vitet e plota sepse disa vite kanë qenë në të zezë, disa vite kanë emigruar, disa vite thjesht kanë qenë pa punë. Tranzicioni ka qenë kompleks. Dhe më pyesin shpesh herë, po unë si do t’ia bëj e kështu me radhë.
Më lejoni ta saktësoj për çdo person që na ndjek, përfshirë për të gjithë pensionistët që nuk i kanë vitet e plota apo do të dalin për çështje muajsh apo vitesh, asnjë pension, përfshirë edhe këto raste nuk do të jetë nën 200 euro. Kjo bashkangjitet me një premtim të dytë, që është një angazhim mëse i mundshëm, që është ai i minimunit jetik e për pasojë, që kompenson këtë problematikë që sapo citova më parë.
Momenti i dytë është çështja e fuqisë blerëse, pensioni 200 euro prap nuk është diçka që ne duhet të krenohemi apo jo. Duhet të synojmë edhe më shumë. Pensionet që janë mbi 200 euro do të kenë një rritje me 20 % dhe këtë do ta asistojmë me një mbështjetje shumë të madhe. Për çdo pensionist që bën 200 mijë lekë Pazar në muaj, rimbursimi i TVSH-së me kartën e konsumatorit për pensionistët i bën që ky pensionist që ka 200 mijë lekë pensionin në muaj, të kursejë 400 mijë lekë në vit, krahasuar me çmimet e sotme. Që do të thotë në vetvete, ndihma është e qenësishme sepse ai merr si shumatore./SYRI.NET












