Kanë mbërritur rreth 3500 vota të Diasporës në Parkun Olimpik në Tiranë për zgjedhjet parlamentare të muajit pasardhës.
Ashtu sikurse është parashikuar edhe nga vendimi, procesi do të ndahet në administrim të fletëve të votimit nga diaspora, ruajtjen e fletëve të votimit nga diaspora dhe më pas do të nisë edhe procesi i vlerësimit, numërimit që vijnë nga jashtë atdheut në momentet që mbërrijnë kutitë e votave.
Ndërkohë janë rregjistruar rreth 250 mijë shqiptarë nga jashtë për të votuar nga jashtë në zgjedhje.












