Chris LaCivita, në takimin me të rinjtë e FRPD-së, ka theksuar se e vetmja mundësi për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë është zgjedhja e Sali Berishës si kryeministër.
Ai e ka quajtur momentin aktual si një “shpërthim” të domosdoshëm, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kuptojnë dështimin e qeverisjes së Edi Ramës dhe nevojën për ndryshim të menjëhershëm.
LaCivita theksoi se për të arritur një të ardhme të qëndrueshme, është e nevojshme që të luftohet për taksa më të ulëta dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të zakonshëm.
Pjesë nga fjala e Chris LaCivita:
Ajo që dua të them është se, çdo ditë duhet të jetë, çdo ditë duhet të jetë një shpërthim, si një zgjim i ri. Një zgjim dhe edukim i elektoratit për mënyrën se si Edi Rama ka dështuar keqazi në këtë vend.
Unë kam një rregull të ngjashëm: të jesh i shkurtër, i qartë dhe të përçosh mesazhin në mënyrë të vazhdueshme. Dhe e vetmja e ardhme që kemi këtu është nëse z. Berisha zgjidhet. Përndryshe, do të kemi më shumë nga e njëjta gjë.
E dini, në politikë, nëse përpiqesh të “shtysh” me zor diçka, kjo duket artificiale. Dhe mendoj se gjëja më e rëndësishme është të jesh vetvetja. Siç tha edhe z. Berisha, të jesh i vërtetë me veten, i vërtetë me atë që përfaqëson si parti, të luftosh për taksa më të ulëta, të luftosh për njeriun e zakonshëm që punon, dhe të tregosh qartë se ky vend nuk përballon dot edhe katër vite të tjera me Edi Ramën. Thjesht nuk mundet. Ky është momenti shpërthimit. Faleminderit!













