Politika

‘PD në anën e integrimit në Europë’/ Eurodeputeti Andrey Kovache: Duhet transparencë në zgjedhjet e 11 majit

Shqipëria ka qenë sot në fokus të Parlamentit Europian me një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm në prag të zgjedhjeve të 11 majit.  Eurodeputetët ngritën shqetësimin për rënien e demokracisë, kapjen e drejtësisë, kriminalitetin dhe korrupsionin e lartë, si edhe përdorimin e pushtetit për të manipuluar zgjedhjet.

Eurodeputeti Andrey Andreev Kovache ngriti shqetësimin për blerjen e votës sidomos në komunitete vulnerable në Shqipëri. Tjetër shqetësim për eurodeputetët në prag të zgjedhjeve të 11 majit është dhe përdorimi i burimeve shtetërore në fushatë.

“Ne nuk jemi këtu për të bërë propagandë partish, por jemi këtu që ti përmbahemi principeve. Shqipëria është një vend i rëndësishëm kandidat për ne dhe do të donim që të kishte shumë sukses në rrugën europiane dhe vlen të theksohet se edhe opozita është në të njëjtën anë të integrimit në Europë.

Duke parë raportin e zgjedhjeve lokale të vitit 2023, dua të them se ka disa problematik, siç është blerja e votave, veçanërisht në komunitete vulnerable në Shqipëri.

Manipulimi i listës së votave dhe përdorimi i burimeve shtetërore në fushatë, do të doja të dija dhe të dëgjoja nëse në tani në këto zgjedhje të ardhshme, a do të ketë transparencë dhe ndershmëri në procesin elektoral të 11 majit.

Të gjitha partitë, përfshirë opozitën dhe partitë të tjera duhet të jenë të barabarta gjatë fushatës. Këto janë principe bazike, që aplikohen për të gjitha vendet, si brenda Bashkimit Europian, por edhe jashtë tij, veçanërisht për vendet që janë kandidate.

Mendoj se gjërat kryesore për ne duhet të jenë garancia që ndryshimet në Kodin Elektoral të minimizojnë problemet që janë evidentuar në raportin për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Është shumë  e rëndësishme që të ketë transparencë, ndershmëri dhe barazi për të gjitha partitë në procesin elektoral”.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts