Kronikë

Hakeroi institucionet shtetërore/ 15-vjeçari autik: E bëra për kuriozitet

Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i regjistruar në Vlorë, ku një i mitur u vu nën hetim, pasi akuzohet se ka hakeruar faqet online të institucioneve shtetërore.

Mësohet se bëhet fjalë për një 15-vjeçar me spektrin e autizmit, i cili sipas Policisë, dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.

Burime bëjnë me dije se pre e sulmit haker kanë rënë 6 institucione në qytetin e Vlorës, teksa i mituri ka tentuar që të hakerojë edhe faqen e Kuvendit dhe të SHISH, por nuk ia ka dalë dot.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se i mituri ka vepruar i vetëm, ndërsa në dëshminë e dhënë për grupin hetimor ka deklaruar se sulmin e ka bërë për kuriozitet.

Autoritetet raportuan se kanë sekuestruar disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts