Nga Artur Roshi
Boshti i gjithë premtimeve të Ramës është Integrimi në Bashkimin Europian brenda 2027,thënë si sllogan, Pasaporta e Bashkimit Europian.
Natyrshëm lindin dy pyetje: A mund të besohet kjo ? Pse këtë gjë e bën vetëm Rama dhe jo Berisha ?
Të gjithë biem dakort se fushata elektorale mund të ketë inflacion të së vërtetës në kufij minorë që mund ti fusim tek lapsuse të vogla premtimesh,por jo lajthitje tërësore larg të vërtetës.
Sipas meje premtimi i Ramës për “Pasaportat e BE” është një lajthitje e vullnetshme thjesht në shërbim të pushtetit dhe nuk ka lidhje me efekte pozitive në adresë të qytetarit.
Çdo politikan ka një historik personal për tu besuar ose jo.
Në gjenezën politike Partia Socialiste dhe Rama ka një orientim shpirtëror drejt lindjes dhe jo drejt perëndimit.Partia e Punës është një historik që nuk mund të zhduket sepse ka ravijëzuar fizionominë politke të mendimit jo thjesht tek bijtë e tyre, por ka ndërtuar ngehinën politike të mendimit të së majtës shqiptare(Partisë Socialiste), duke futur ne pështjellimin e këtij mendimi një kategori njerëzish të tjerë, të infektuar nga kjo ideologji marksiste që suksesin e vet e ngren mbi të keqen dhe jo mbi të mirën. A mund të dojë një marksist të kundërtën e tij, perëndimin ? Jo, kurrë.Qëllimi i tij i predikimit te pasaportes se BE, është thjesht marketim pushteti. Në zhargon i thonë se Rama si njeri politik, tjetër është dhe tjetër hiqet sikur është.
Rama në opozitën e tij si kryetar i PS në vitin 2013 nuk lejoi për tre këshilltarë të Fierit të hapeshin negociatat me BE, pra tregoi se nuk e do Europën.
Në qeverisjen e gjatë 12 vjeçare Rama e largoi Shqipërine nga BE sepse krijoi një klimë sfilitëse për çdo shqiptar,për të përballuar jetesën. Që të afrosh vendin tonë me vendet e BE, duhet që ekonomia e vendit tonë të mos jetë në shkallë sipërore të inferioritetit me ekonominë e vendeve të BE. Duke shkatërruar lirinë e tregut dhe duke ngritur Oligopolet nuk mund të shkosh kurrë në BE. Ky është një kusht thelbësor që nuk kapërcehet dot as nga vendime gjeopolitike.Kjo do të thotë se, Rama tjetër bën dhe tjetër thotë.
Në qeverisjen e tij mizerabël 12 vjeçare shkatërroi sistemin demokratik duke bërë që sistemi i lirisë së votës të humbasi të gjitha gradët e lirisë së saj, nëpërmjet blerjes së votes,nëpërmjet goditjes së pluripartitizmit duke hequr koalicionet parazgjedhore, përdorimit të pushtetit, degradimit të parlamentit me njerëz të botës së nënëdheshme,etj pafund. Që të afrohet vendi me vendet e BE duhet që themeli i sistemit demokratik “Liria e Votës” të egzistojë,në të kundërt jemi vite drite larg Europës.
Modeli i qeverisjes së tij ka qenë shëmbëlltyrë e qartë e modeleve të qeverisjes së Erdoganit,Putinit dhe Vuçiç. Atëhere si mund ta perceptojmë që ky ndërroi brenda një nate me 180 gradë i orientuar drejt BE.
Pra,Pasaporta e BE që Rama thotë, është një premtim që ngjan me premtimet e Partisë Komuniste në 1944, se me fitoren e tyre do të instalohej Rubineti i Qumeshtit dhe i Birrës në çdo famije shqiptare dhe varfëria do ishte në kohen e shkuar.Rezultatin e etërve të tyre e dinë të gjithë.
E bën Rama integrimin e vendit në BE që ngren gënjeshtrën në piedestal dhe nuk e bën Berisha që futi vendin në NATO,që bëri shqiptarët krenarë me statusin e lirisë së pasaportave shqiptare në zonën Shengen,që hapi negociatat për stabilizim-asocim me BE, që implementoi lirinë e tregut në vendin tonë, që reformoi ekonominë shqiptare sipas ligjeve të konkurencës dhe shpërndarjes së të mirave materiale në natyrshmërinë e tregut të lirë.
Integrimi i vendit tone në BE për Ramën është një sllogan propaganistik pushtetmbajtës,i pabazuar në reforma dhe program qeverisës, ndërsa për Sali Berishën dhe Opozitën e Bashkuar është një qëllim i fiksuar në program qeverisjeje. Ky ndryshim është thelbësor që nuk zhbehet dot nga autopalantët e mediave borizane të partizanëve të qeverisë.













