Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar gjatë komunikimit live me qytetarët në Facebook regjistrimin e procedimit për vepra penale ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit.
Berisha deklaroi se akuzat ndaj ish-ministres i kishte ngritur vetë në Kuvend dy vite më parë, duke pretenduar se i kishte shoqëruar me fakte.
Sipas tij, koha kur është regjistruar procedimi, ndërkohë që Spiropali ka shfaqur qëndrime kundërshtuese ndaj Ramës, dëshmon për përdorimin politik të SPAK-ut.
“Akuza për Elisa Spiropalin kam paraqitur unë në parlament 2 vjet më parë me fakte, por regjistrimi për vepra penale të bashkëshortit të saj në një kohe kur ajo ka marrë të themi një rrugë kundërshtie të paktën me fjalë të qëndrimeve të Edi Ramës, del dhe dëshmon për përdorimin si armë politike të SKAP-it (SPAK) të partisë”, tha Berisha.











