Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dje kërkesën e qeverisë për heqjen e masës së pezullimit nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku, të vendosur më herët nga GJKKO.
Vendimi është marrë pas votimit 4 me 4, ndërsa janë zbardhur edhe emrat e gjyqtarëve që kanë votuar kundër kërkesës së kryeministrit Edi Rama.
Kështu, sipas vendimit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që kanë votuar kundër kërkesës së qeverisë, duke lënë në fuqi masën e pezullimit janë: Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi.
Sakaq, gjyqtarët Marjana Semini, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji (kryetare e GJK) votuan pro kërkesës së Ramës.












