LajmePolitika

Berisha: Kompania që ndërtoi rrugën Qukës-Qafë Plloçë ka lidhje me pallatin e Linda Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot atë që e cilësoi si një aferë lidhur me ndërtimin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, pjesë të së cilës janë shembur, edhe pse rruga është sapo futur në përdorim.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha e lidhi këtë projekt me pallatin e Linda Ramës, duke akuzuar familjen e kryeministrit për mungesë transparence dhe përfshirje në skema financimi indirekt.

Sipas Berishës, kompania që ka ndërtuar aksin e florinjtë, është po e njëjta që ka ndërtuar edhe pallatin e Linda Ramës, për të cilin kryedemokrati shprehet se nuk janë ndërmarrë procedura konform ligjit.

“Ndërtuesi Sako, në rrugën Qukës- Qafë Plloçë, arriti të fryjë çmimet, fjala është në 310 milionë, e vërteta rreth 400 milionë euro në mënyrën më të pabesueshme. Shqiptarët pallatin e paguajnë, siç thotë vetë shprehja e tyre popullore, më shumë se frëngu pulën. Shqiptarët, kompaninë që ndërtoi pallatin, kompaninë 2T të famozit Sako, vëllait të ish-komandantit të gardës, aktualisht kryetar bashkie në Tepelenë, e paguajnë jo 100 apo 200, por e paguajnë së paku 300 milionë euro pasi rruga Qukës- Qafë Plloçë, e filluar në vitin 2009, 43 kilometra, e parashikuar me një shumë prej 73 milionë dollarë të Bankës Islamike, kjo rrugë pas vitit 2013 iu besua ndërtuesit të pallatit në pajë.

Pallati në pajë i ndërtuar në sheshin e pallateve, në tokën e tyre, kjo duhet theksuar. Ajo ka qenë tokë e familjes Basha, Basha është mbiemri i vajzërisë së zonjës Rama. Pra, i ndërtuar në sheshin e pallateve në kundërshtim me çdo kondicion urbanistik. Pallat për të cilin, Linda Rama dhe bashkëshorti i saj, kryehajduti i kombit, Edi Rama, nuk janë në gjendje të paraqesin qoftë edhe një faturë të vetme doganore, tatimore, ndërtimore, mjedisore apo të çdo lloji”, tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts