LajmePolitika

Këta janë 4 gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Ramës për pezullimin e Ballukut

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dje kërkesën e qeverisë për heqjen e masës së pezullimit nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku, të vendosur më herët nga GJKKO.

Vendimi është marrë pas votimit 4 me 4, ndërsa janë zbardhur edhe emrat e gjyqtarëve që kanë votuar kundër kërkesës së kryeministrit Edi Rama.

Kështu, sipas vendimit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që kanë votuar kundër kërkesës së qeverisë, duke lënë në fuqi masën e pezullimit janë: Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi.

Sakaq, gjyqtarët Marjana Semini, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji (kryetare e GJK) votuan pro kërkesës së Ramës. 

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts