LajmePolitika

Berisha denoncon skandalin: Si po e shndërron Rama Paketën e Maleve në “paketën e drogës”?

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të Paketës së Maleve, duke e cilësuar atë si një transformim të vendimeve për zonat malore në favor të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Gjatë një deklarate nga selia blu, Berisha paraqiti dokumentet duke akuzuar se 20 zona dhe sipërfaqe bregdetare të shpallura si ‘male’, po përdoren nga mafia dhe trafiku i drogës.

“Sot, përveç kësaj thirrje, do paraqes para jush, faktet e pakundërshtueshme, habinë e radhës se si Edi Rama shndërroi Paketën e Maleve në paketën e drogës dhe mafies.

Para se të paraqes dokumentet, duhet t’u rikujtoj qytetarëve shqiptarë se Shqipëria është një vend me lartësinë mesatare më të lartë në Europë. Ajo ka këtë lartësi, jo se ka lartësitë e malit të Bardhë apo majat më të larta të kontinentit, por se ka majat e larta më të shumta të kontinentit. Ndaj dhe lartësia e saj shkon në 708 metër si lartësi mesatare.

Do të shihni këtu se si Edi Rama e zbret Paketën e Maleve në lartësinë 10 metra nga niveli i detit dhe lartësinë maksimale deri në 100 metra mbi nivelin e detit.

Do të shihni këtu se si Edi Rama me këtë vendim ka transformuar paketën që ai miratoi për zonat malore, në paketën e drogës dhe mafies së tij. Vazhdojmë. 20 zona dhe sipërfaqe bregdetare të shpallura si ‘male’. Pra, këtu, mbi bazën e vendimit që kishit më sipër, po paraqesim 20 zonat dhe sipërfaqet si bregdetare të shpallura nga mafia, droga apo Edi Rama si zona malore”, deklaroi Berisha.

Berisha denoncon skandalin: Si po e shndërron Rama Paketën e Maleve
Berisha denoncon skandalin: Si po e shndërron Rama Paketën e Maleve
Berisha denoncon skandalin: Si po e shndërron Rama Paketën e Maleve
Berisha denoncon skandalin: Si po e shndërron Rama Paketën e Maleve

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts