Kreu i PD, Sali Berisha njoftoi thirrjen e një proteste kombëtare më 22 dhjetor para Kryeministrië.
Në mbledhjen e Kryesisë, Berisha tha se protesta do të jetë e vetmja rrugë që do të ndjekë opozita deri në krijimin e një qeverie teknike.
“Duhet t’i besojmë protestës. Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë. I kemi filluar ato që janë te kryeministria. Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar. Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë. Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira. Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD”, deklaroi Berisha.












