LajmePolitika

2000 vs 2025: Buzëqeshja për dhuratën, loti për Bashkinë. A do t’ia falë Manastirliu, Ramës këtë bombë?!

Politiko.al

Ogerta Manastirliu u shtang përballë socialistëve kur Edi Rama shpalli  gjatë Asamblesë, se ajo nuk do të ishte më ministre.

E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here këtë bombë të palajmëruar”, tha kryeministri, teksa shikimi i ministres së Arsimit tregoi më shumë se fjalët.

Rama e caktoi kandidate të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, duke i mbyllur karrierën si ministre dhe duke e vendosur përballë një beteje që, sipas tij, është më e rëndësishme se çdo dikaster.

Por nëse ky ishte një nder apo një “goditje”, këtë Manastirliu e tregoi me mimikën e saj.

2000 vs 2025: Buzëqeshja për dhuratën, loti për

Historia e saj politike ka nisur më shumë se dy dekada më parë, në Bashkinë e Tiranës, kur Edi Rama sapo ishte zgjedhur kryebashkiak.

Në një video që sot qarkullon virale në rrjete, shfaqet Manastirliu si punonjëse e thjeshtë që ngjitet në skenë gjatë emisionit Opinion për t’i dorëzuar dhuratën surprizë kryebashkiakut Rama.

Në vitet që pasuan, ajo do të ngjitej në çdo shkallë të karrierës nën vëmendjen e Ramës. Drejtoi QSUT-në, u shpall “Bleta e Artë”, më pas mori në duar Shëndetësinë, duke u bërë një nga figurat më të ekspozuara të qeverisë socialiste gjatë pandemisë. Në 2023 u emërua ministre e Arsimit, post të cilin e dorëzoi më 11 shtator, për të hyrë në garën për Bashkinë e Tiranës.

Sot, më shumë se 20 vite pasi hyri për herë të parë në atë institucion si një punonjëse e re, Ogerta Manastirliu kthehet në Bashkinë e Tiranës me synimin për ta drejtuar vetë.

Ironia qëndron se kjo ndodhi vetëm sepse Edi Rama vendosi të mos e mbante më në qeveri.

Prandaj pyetja që qarkullon është e thjeshtë: a është kjo një shpërblim i madh apo një “bombë” e mbështjellë si dhuratë? Dhe mbi të gjitha, a do t’ia falë Manastirliu Ramës këtë surprizë?

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts