Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka akuzuar ashpër Kryeministrin Edi Rama, gjatë intervistës me gazetarin Bejdo Malo në Shijak TV, duke e krahasuar me diktatorin sovjetik Stalini, për mënyrën e qeverisjes që, sipas tij, bazohet tek mbjellja e frikës dhe kontrolli absolut i pushtetit.
“Rama është stalinist. Mënyra sesi vepron tregon se është si Stalini. Filozofia e diktatorëve ka qenë gjithmonë e njëjtë: njerëzit nuk duhet të ndihen të sigurt asnjëherë. Ata duhet të kenë frikë vazhdimisht”, deklaroi Roshi.
Ai theksoi se për Ramën nuk ka rëndësi se kë godet nga rrethi i ngushtë apo më të largët – për aq kohë sa të tjerët rreth tij mbeten të trembur dhe të kontrolluar.
Artur Roshi: Rama është Stalinist. Mënyra sesi vepron, tregon se është si Stalini. Kush ishte filozofia e Stalinit dhe diktatorëve në përgjithësi. Ishte që njerëzit të mos qetësohen. Njerëzit në asnjë moment të mos rrinin pa patur frikë. Nuk ka rëndësi se kë godet ky. Godet brenda oborrit të vet apo nga fundi i saj. E rëndësishme është që edhe brenda oborrit, njerëzit të kenë frikë ata që mbeten dhe nuk ka rëndësi se kë kap fshesa.
Rama thotë ‘unë jam Zoti në tokë’, bëj çudira. Po kjo është mendje diktatori. Ke një Putin, merr miliona njerëz në qafë. Trump i thotë: ore pse vrisni njerëz?
Mënyra sesi mndon është shumë e rëndësishme për liderët.













