Kronikë

Presidenti i Kolumbisë hedh akuza mbi grupin e Dritan Gjikës: Tentuan që të më vrisnin

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka hedhur akuza të forta, ku pretendon se grupi kriminal i Dritan Gjikës, i cili pak ditë më parë u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka tentuar ta vrasë.

Sipas Petro, rrjeti mafioz, i udhëhequr nga Gjika, kontrollon një grup të madh kriminal, përfshirë prokurorë, zyrtarë të inteligjencës dhe portin strategjik të Buenaventura-s në Kolumbi.

Nga ana tjetër ai shkon edhe më tej, duke e lidhur këtë grup me vrasjen e prokurorit paraguaian Marcelo Pecci në vitin 2022, ngjarje që tronditi rajonin.

Ky quhet karteli i trafikut të drogës, me qendër në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, nëpërmjet CTI-së, portin e Buenaventurës. Ata janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të mbulojnë autorët e vrasjes brenda prokurorisë. Ata kanë tentuar të më bëjnë atentat pa sukses”, shkruan Gustavo Petro.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Arrestohet burri i ministres së Ramës

Policia e Kosovës ka vënë në pranga Dardan Molliqajn, bashkëshortin e ish ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini. Dardan Molliqaj është kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, ndërsa kjo forcë politike thotë se ai…