Politika

FOTO/ Hije dyshimi për votën e Diasporës, socialistët fituan me 90% të votave në Fier

Vota e Diasporës ishte një risitë më të mëdha të zgjedhjetve të 11 majit, ku shqiptarët jashtë kufinjve, kanë votuar për herë të parë në votimet që mbahen.

Por duket se vota e emigrantëve do jetë mjaft e kontestuar, pasi duke parë rezultatet, hije dyshimi janë ngritur mbi këtë proces.

Në një procesverbal të publikuar në media dhe rrjetet sociale për votën e diasporës në Fier, vihet re se nga 349 vota, 315 kanë shkuar për Partinë Socialiste, 10 për Partinë Demokratike, 16 për ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, 3 për Lëvizja Bashkë dhe 4 për Aleanca Kombëtare e Shqipërisë.

Pra, PS ka fituar me 90.2% të votave të diasporës shqiptare në Greqi, ndërsa PD vetëm 2 %.

Kujtojmë që Partia Demokratike ka hedhur hije dyshimi për votat e Diasporës në Greqi, teksa akuzon PS se ka manipuluar këtë proces.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts