KronikëLajme

Vrasja e Ilaria Sulës/ Si mesazhi në Tinder, çoi në zbulimin e krimit tronditës, trupi i shqiptares u gjend i braktisur në pyll

Trupi i Ilaria Sula, studentes 22 vjecare shqiptare, trupi i së cilës u gjet i mbyllur në një valixhe, ishte hedhur në një zonë pyjore rreth 40 km lard Romës.

Ilaria ka ndërruar jetë brenda 1 minute. Tre goditje në fyt me një thikë me majë kanë qënë fatale për shkak të heromagjisë së fortë.

Orari i vdekjes, sipas mjekut ligjor është mes orës 20.00 të mbrëmjes së 25 marsit e orës 6.00 të mëngjesit të 26 marsit. Mbi trupin e krahët e saj ka dhe shumë plagë të tjera thike.

Trupi i Ilaria-s ka qëndruar rreth 22 orë të tjera o në dhomën e Marc Antony Samson o në automjetin e babait të tij, para se të braktisej në zonën pyjore në komunë Capranica të Romës.

Në ora 6. 00 të mëngjesit të datës 26 mars, telekamera rrugore ka iddentifikuar targën e automjetit të babait të Marc Antony Samson rreth 500 metra larg vendit ku gjet valixhja me trupin e Ilaria Sulës.

“Asaj i mbërriti një mesazh në Tinder, e pashë e kjo gjë më bëri të cmendem. Mora thikën dhe e godita”, kështu ka rrëfyer Marc Antonu Samson 23 vjecari, student i arkitekturës, djali i një familje emigrantësh nga Filipine me të cilin studentja shqiptare kish qënë e lidhur për mbi 1 vit.

Sot pritet të zyrtarizohet arresti me burg i tij e mbetet ende pa përgjigje pyetja mbi pozicionin e prindërve të Marc të cilët ishin të pranishëm në banesë në momentin e vrasjes.

Nuk kanë dëgjuad asgjë?

Nuk kanë kuptuar asgjë?

Apo kanë ndihmuar të birin për të fshehur trupin e Ilarias?

Prej datës 25 mars e deri më pranimin e krimit, Marc Antony ka vijuar të përdor telefonin e Ilarias duke iu përgjigjur mesazheve të familjarëve e modifikuar profilet social të saj.

Madje ka shoqëruar dhe babain Flamur Sula për të denoncuar në komisariatin e policisë zhdukjen e së bijës.

Aparamenti ku është ezkekutuar krimi është vënë nën sekuestrim e në dhomën e Marc janë gjetur gjurmë gjakut.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts