Politika

Udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut, Berisha kërkon leje në SPAK për të mos u paraqitur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqitet në prokurorinë e posaçme.

Sipas informacioneve, arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut.

Kryedemokrati është nën masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” në kuadër të hetimeve për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Nuk dihet ende nëse prokurorët do ta pranojnë këtë kërkesë, por precedentë të ngjashëm ka pasur më parë. Më herët, SPAK ka lejuar shtyrjen e paraqitjes së Berishës, kur ai ka pasur angazhime zyrtare në Gjermani.

Mbetet për t’u parë nëse organi i akuzës do të konsiderojë të njëjtën qasje edhe për angazhimin e radhës në Strasburg.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts