Rikonfirmimi i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike ka nxitur reagime të shumta në politikë dhe opinionin publik, por për kreun e PBKD, Artur Roshi, debati i vërtetë nuk lidhet vetëm me procesin, por me motivet dhe interesat që qëndrojnë pas reagimeve ndaj tij.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Roshi argumenton se një pjesë e kritikëve nuk udhëhiqen nga parime politike apo filozofi të qarta, por nga interesa personale dhe konformizëm për përfitime. Sipas tij, opozita shqiptare vazhdon të mbetet përballë një pushteti të centralizuar, ndërsa Berisha mbetet ende figura me peshën më të madhe politike dhe mbështetjen më të fortë brenda kampit opozitar.
Postimi i plotë në FB:
Rikonfirmimi i Berishës
Dje Partia Demokratike rikonfirmoi z.Berisha si kryetarin e saj.
Ajo që ra lehtësisht në sy ishte reagimi i disa njerzve ndaj procesit të rikonfirmimit dhe mënyra e reagimit.
Kush është interesi që reguan ?
Që të kesh shtysa për të reaguar dy janë arsyet më potente: Kur ke interes të përfshirë në suksesin e procesit dhe kur ke interes të kundërt me suksesin e procesit.
Ajo që interesi personal përputhet me interesin e shoqërisë është një tjetër çështje që e mendojnë kombe më të zhvilluara se ky i joni, prandaj sipas meje duhet të gjykojmë thjesht principin e interesit bazik për të jetuar që jep si produkt mënyrën e shpejtë të mendimit që bazohet mbi instiket dhe eksperiencën.
Në këtë kontekst mund të themi se interesi i drejtëpërdrejtë apo i tërthortë i reaguesve lidhet me konformizmin për përfitime dhe punësime edhe pse e drejta per te punuar gati është një “e drejtë natyrore”, por e shohin si një mundësi qe jua jep punëdhënësi i vetëm që është shteti me oligopolet rreth tij. Ky është thelbi i reagimeve.
Ndësa kategorinë që i përmbledh zhargoni “për inat të sime vjerre shkoj e flej me millonanë” nuk po e konsideroj sepse nuk ka vlerë politike.
A ishte mënyrë mendimi mënyra e reagimit ?
Mënyrat e mendimit politik mbështeten mbi filozofi politike dhe ide politike, të cilat diktojnë ndjekjen e disa parimeve.
Në rastin konkret mungonin reagimet që tentojnë analiza për të ndihmuar zgjidhje, mbështetur mbi parime dhe në situatën aktuale politike te vendit që zoterohet nga një diktature amorfe ngritur mbi rrëmbimin e zgjedhjeve.
Si mund të diskutosh për Opozitën që nuk ndjek rregulla kur ke një qeveri-Individ që rregulli dhe ligji është “tek “ e tij.
A thua se procesi i rizgjedhjes së z.Berisha ju prishi parimet.
Pse nuk reagonin , dmth nuk i përfillnin parimet kur ishin në trenin e Bashës dhe rizgjedhja e tij ishte normë ?
Kur i pyet kush ështe zgjidhja ? A ka personalitet politik PD më që ta besojnë më shumë se z.Berisha ? Pergjigjen; Jo, por ….
Kur i pyet se si mund te vijë Opozita ne pushtet pa nje njeri karizmatik me tipare lideri ? Përgjigjen; Nuk ka shprese.
Shpresa është e fundit qe i mbetet njeriut, aq me tepër që realisht Opozita ka dale nga kriza dhe përkrahja e saj në perëndim është rritur ndjeshëm, fjala e saj ka zënë vend në raporte dhe institucione ndërkombetare.
Zotnillëku duket kur je ne kushte të pafavorshme me ambicjet e tua dhe mund te mbahet duke ecur në drejtimin tënd politik pa kushte në formë ose të paktën duke qëndruar pa folur kundër bindjeve të tua nëse ke bindje.
A.Roshi