LajmePolitika

U rikonfirmua në krye të PD, Berisha: Shpreh mirënjohjen time të pakufishme

Pasi u rikonfirmua në krye të PD, ku në garë ishte me veten e tij, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat.

Kryedemokrati ka shprehur mirënjohjen për besimin e atyre që votuan pro tij, ndërsa dha një mesazh edhe për ata që kanë votuar kundër.

Shpreh mirënjohjen time të pakufishme. Nderimin më të thellë për të gjithë ata demokratë, votues , për riafirmimin tim në krye të PD.

Një mirënjohje të veçantë edhe për ata që votuan ndryshe. I garantoj që vota e tyre ndryshe, apo kundër apo abstenim qoftë, do mbahet shënim në kuptimin e asaj që do bëj gjithçka për t’u dhënë përgjigje më mirë edhe atyre hezitimeve apo vërejtjeve për të cilat ata votuan kundër. Jemi një familje”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts