LajmePolitika

Miratohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS bën hapa pas, pranohen propozimet kyçe të PD

Në konsensus mes demokratëve dhe socialistëve, janë miratuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, që synojnë të rregullojnë mënyrën e funksionimit të Parlamentit dhe kontrollin mbi institucionet.

Ndryshimet e firmosura përfshijnë kufizimin që një deputet mund të firmosë vetëm një kandidat për institucionet e pavarura. Ndërkaq, u pranua propozimi i Partisë Demokratike për një ndarje të balancuar në Sekretariatin e Etikës, ku do të ketë një sekretar dhe 5 anëtarë. Por, në rast se rezultati ndahet 3 me 3, do të vendosë vota e sekretarit që do të jetë i PS.

Në konsensus mes palëve, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme nuk do të raportojë më në Kuvend gjatë seancës plenare, por vetëm në Komisionin e Ligjeve dhe Komisionin e Mbikëqyrjes institucionale.

Socialistët pranuan propozimin e PD se raportimi në Kuvend duhet të bëhet nga çdo institucion që ka detyrim kushtetues për raportim, ndërsa më herët kishin propozuar që institucionet kushtetuese të mos raportonin në seancë plenare.

1. Pikat ku u tërhoq PS:

PS u tërhoq nga propozimi për përgjysmimin e kohës së diskutimit në seancë plenare.

PS u tërhoq nga ideja që institucionet kushtetuese të mos raportonin në seancë plenare, duke pranuar raportimin sipas detyrimeve kushtetuese.

PS u tërhoq nga propozimi që të gjitha institucionet të raportonin vetëm në Komisionin Xhafaj, duke pranuar raportimin në komisionet përkatëse sipas fushës.

2. Pikat që u pranuan nga PD:

U pranua forcimi i kontrollit parlamentar, ku Kryetari i Kuvendit detyrohet të kërkojë përgjigje nga institucionet brenda 5 ditëve dhe në rast mosreagimi kërkohen masa disiplinore deri në shkarkim.

U pranua detyrimi që komisionet, me kërkesë të opozitës, të thërrasin mbledhje ose dëgjesa brenda 2 ditëve me titullarët e institucioneve.

U pranua e drejta që seanca plenare të ndërpritet në orën 22:00 dhe të rifillojë ditën tjetër.

U pranua pezullimi automatik i masave disiplinore kur ato ankimohet, si dhe kalimi i llogaritjes nga ditë pune në ditë kalendarike, ndërsa Sekretariati i Etikës do të ketë përbërje të barabartë PS–PD.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts