Në një intervistë për Politico, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke u ndalur edhe Belinda Balluku.
E pyetur për situatën aktuale, përfshirë hetimet e SPAK dhe rastet që përfshijnë ish-zyrtarë të lartë, Kos u shpreh mbështetëse për drejtësinë dhe ka theksuar se, “SPAK po bën një punë shumë të mirë dhe është normale që të ketë raste të tilla në këtë fazë”.
Fjala e plotë:
Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë dhe është në rrugën e duhur sa i përket reformës në drejtësi.
Sigurisht ka çështje që siç ju përmendët, çështja Balluku që ne po e monitorjmë shumë mirë.
SPAK po bën një punë shumë të mirë dhe është normale që të ketë raste të tilla në këtë fazë.
E rëndësishme është nëse këto çështje që janë aty dhe si reagohet ndaj tyre. Kjo po monitorohet, dhe është e rëndësishme për të gjitha vendet kandidate.
Mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin, por nëse korrupsionit pranohet në vend, atëherë ne kemi një problem tjetër.
Këto vende duhet të shkojnë drejt ndryshimit të mentalitetit të korrupsionit dhe kjo do të dojë disa kohë.












