LajmePolitika

Artur Roshi pret drejtuesit e rinj të Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, priti sot në zyrën e tij kryetarin e sapozgjedhur të Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës, z. Alban Hoti, i shoqëruar nga dy nënkryetarët, z. Isa Elezi dhe z. Selver Islamaj.

Gjatë takimit, Roshi shprehu urimet e tij për drejtimin e ri të partisë në Kosovë, uroi suksese në zgjedhjet parlamentare të ardhshme dhe riafirmoi mbështetjen për bashkëpunim të vazhdueshëm mes dy forcave politike në Shqipëri dhe Kosovë.

Postimi në FB, i kreut të PBKD, Artur Roshi:

Sot pata kënaqësinë të prisja në zyrë kryetarin e ri të Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës z.Alban Hoti, shoqëruar nga dy nënkryetarët e tij z.Isa Elezi dhe z.Selver Islamaj.

I shpreha urimet e mia të përzemërta për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të partisë.

I urova suksese në zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do zhvillohen së shpejti.

E sigurova për mbështetjen time të siqertë për bashkëpunim të përhershëm midis dy partive tona Ballit Kombëtar Demokrat në Shqipëri dhe Ballit Kombëtar Demokrat në Kosovë.

Në këtë pritje isha me bashkëpunëtorët e mi, zv/Kryetarin e PBKD z.Xhemal Shkiau, Sek.Diasporës z.Edi Belishova, Anëtari i kryesisë z.Gjuri Shehu.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts