LajmePolitika

Rama zbulon sekretin e “suksesit”: Shqiptarët që ikin, janë pasuri kombëtare

Në një panel të Chatham House në Londër, kryeministri Edi Rama gjeti alibinë për ta kthyer dramën e emigracionit në histori suksesi. Në fjalën që mbajti, Rama deklaroi se fakti që të rinjtë shqiptarë po ikin masivisht nga vendi, “nuk është humbje për Shqipërinë, por përfitim”.
Pra, sipas logjikës së kryeministrit sa më shumë ikin, aq më mirë është për vendin.

“Nuk e shoh këtë si humbje për vendin tonë, por si përfitim,” u shpreh Rama, duke shtuar se në kohën moderne, nuk jetojmë më në një botë me kufij të ndarë dhe qëndrime të thjeshta, por në një realitet me lidhje dhe lëvizje të shumta midis vendeve.

Po ashtu, Rama u kujdes të thotë se “shqiptarët po i japin shumë Britanisë” dhe se ata që i etiketojnë negativisht “duhet ta mbyllin atë dreq goje”.

Si duket Rama flet për ata që ikin dhe vazhdon të mos e pranojë që arsyeja pse ikin është ai vetë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts