Të tjera zhvillimet të vrullshme kanë rinisur në ShBA në lidhje me një nga skandalet më të rënda të drejtësisë amerikane, dosjen e ish-shefit të kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal dhe kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit e kishte korruptuar për interesa thellësisht personale dhe njëra prej tyre ishte përdorja e drejtësisë si armë kundër opozitës në Shqipëri.
Dosja hetimore e publikuar në faqen e Departamentit të Drejtësisë në ShBA, ka hedhur dritë mbi fakte të reja dhe të dhëna skandaloze, se si Charles McGonigal dhe Edi Rama, kanë bëshkëpunuar për të vënë në kontroll të plotë drejtësinë, nëpërmjet reformës së re, ku ndër të tjera, ish-shefi i FBI e quan një ‘mundësi të madhe’ për ta.
Por çfarë thoshte kryeministri Rama në vitin 2023, pasi plasi në ShBA skandali i dosjes shqiptare për korruptimin e ish-shefit të FBI, Charles McGonigal.
Në atë kohë, Edi Rama e mohoi mbrëmjen e 25 janarit 2023 miqësinë me ish-zyrtarin e FBI-së të arrestuar në Nju Jork, për marrjen e 225 mijë dollarëve nga dy njerëz të besuar të kryeministrit të Shqipërisë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Rama është shprehur se i ka dhënë mik McGonigal në kuptimin anglez dhe jo atë shqiptar.
‘Fjala mik është shumë e madhe, kur kam folur në atë kohë, kam folur në kuptimin e gjuhës angleze, që dmth, friendly, miqësie, jo një mik me të cilin unë kam ndarë jetën me të.
‘E kam takuar në zyrën më të rëndësishme të FBI-së në SHBA, atë të Nju Jorkut, dhe më ka prezantuar edhe kolegë të tjerë së, ku edhe më ka dhënë edhe ato dhurata, kapele e medalje, që në big brotherin politik u shfaqën si aparatura përgjimi’, u shpreh Rama për median.












