Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e medias, teksa gazetari dhe publicisti Artur Zheji është ndarë nga jeta këtë të shtunë.
Mediat shkruajnë se Zheji ka ndërruar jetë teksa ishte me pushime në qytetin e Sarandës.
U raportua se Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.
Po ashtu u bë me dije se Zheji është ndjerë keq dhe ka thirrur ambulancën.
Ndërsa raportohet se gazetari ka ndërruar jetë në momentin që po transportohej drejt spitalit.












