Një moment i pazakontë u regjistruar pas mbërritjes së avionit presidencial francez në Vietnam, ku presidenti Emmanuel Macron duket se është goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macron. Teksa dera e avionit hapet dhe Macron del jashtë, shihen dy krahët e Brigitte që shtrihen drejt fytyrës së presidentit, duke krijuar përshtypjen e një shuplake apo përkëdheljeje. Shprehja e çuditshme në fytyrën e Macron dhe reagimi i tij i menjëhershëm kanë nxitur spekulime për një grindje midis tyre.
Pallati Elize reagoi menjëherë duke mohuar incidentin si një konflikt serioz, duke e përshkruar si një “moment të relaksimit dhe shfryrjes” mes çiftit para fillimit të vizitës zyrtare. Një ndihmës i presidentit e përshkroi ngjarjen si një “grindje të shkurtër” midis Macron dhe Brigitte-s, duke shtuar se ishte një situatë e zakonshme që ndodh përpara nisjes së udhëtimeve zyrtare.
Në video, (shiko videon ketu) pas momentit të diskutuar, çifti shihet duke zbritur shkallët së bashku, me Macron që i zgjat krahun Brigitte-s, por ajo mban krahun pas kangjellave, një ndryshim nga zakonisht.













