Sociale

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh, ngjarja u fsheh

Fëmijët e një kopshti shtetëror në Gramsh janë infektuar me salmonelë.

Të miturit manifestuan temperaturë, të vjellura dhe dhimbje koke.

Shenjat e para të helmimit u konstatuan në fillim të javës, duke pretenduar se ishte ndonjë situatë virale. Por, rezultati i analizave ka evidentuar se ata janë infektuar me salmonelë, e cila dyshohet se ka ardhur nga ushqimi i serviruar nga një kompani private përmes kateringut.

Fëmijët i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe analizave. Sakaq, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me situatën. Janë marrë mostrat e 72 fëmijëve, ku 12 kanë rezultuar pozitivë

Kujtojmë se në muajin mars, u konstatuan në Shqipëri mish pule me salmonelë, gjë që alarmoi padyshim konsumuesit por dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

Infeksioni i salmonelës mund të shkaktojë diarre të rëndë, ethe dhe dehidrim, simptoma që shfaqen brenda 8 deri në 72 orë pas konsumit të mishit të infektuar. Vetëm gatimi në temperaturë mbi 70°C mund të eliminojë rrezikun.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts