Një sasi ngjyruesi pluhur për ëmbëlsira me prezencën e një pigmenti të paautorizuar, është shpërndarë në tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës, i cili përdoret gjerësisht në ëmbëlsira për t’ju dhënë ngjyrën e kuqe.
Por, sipas RASFF të Komisionit Evropian, pigmenti pluhur me origjinë nga Turqia, përbën risk serioz për shëndetin e konsumatorëve.
Sipas AKU në Shqipëri, një sasi e gjetur në tregun shqiptar është bllokuar nga autoriteti kombëtar i Ushqimit, pas njoftimeve zyrtare nga RASFF. Bëhet fjalë për një njoftimit të kategorisë ‘Njoftim informues për ndjekje nga Sistemi RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED)’ ku pas kontrolleve të kryera nga Greqia, është konstatuar ‘Pigment i paautorizuar (e kuqe reaktive 141) në pluhur frutash, me origjinë nga Turqia’, duke përbërë risk me ndikim potencial serioz për shëndetin e njeriut.

Pas njoftimit nga RASFF, AKU ka ndërhyrë në treg për bllokimin e produktit, por ka gjetur vetëm gjysmën e tij, ndërsa gjysma e sasisë ishte shitur.
Ngjyruesi pluhur me pigmentin e rrezikshëm, është i prodhuar në Turqi, ndërsa është shpërndarë në Shqipëri, Kosovë, Bullgari, Greqi, Qipro, Mal të Zi dhe Poloni.
Ngjyruesi pluhur frutash me pigmentin në fjalë përdoret në industrinë e prodhimit të ëmbëlsirave, akulloreve etj, për t’ju dhëne atyre ngjyrën e kuqe të ndezur apo të bukur.
AKU ka bllokuar sasinën e gjetur, ndërsa po aq ishte shpërndarë e shitur më herët, para se të vinte njoftimi i RASFF.












