Sociale

Hapet nesër tuneli i Llogarasë, pa pagesë deri në 15 shtator

Tuneli i Llogarasë do të rihapet sërish duke filluar nga dita e nesërme, për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror.

Tuneli do të jetë pa pagesë deri në 15 Shtator, ndërkohë që nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja Belinda Balluku, e cila thotë se ky tunel i shërben turizmit në vendin tonë.

“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.

Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, shkruan Balluku.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Tri ditë pa ujë në qendër të Tiranës

Pikërisht te kulla nëntëkatëshe, sot dita e tretë pa ujë. Banorët, ata që kanë mundësi, dalin e blejnë bidonë me ujë të pijshëm, për t’u larë. Ata që s’kanë mundësi, që s’kanë pare, dhe këta janë shumica, rrinë pa larë dhe pa…