Krishtlindja është një festë e krishterë që përkujton lindjen e Jezu Krishtit dhe festohet çdo vit më 25 dhjetor. Origjina e saj lidhet me traditën biblike të lindjes së Krishtit në Betlehem, një ngjarje që për besimtarët simbolizon ardhjen e dritës, shpresës dhe shpëtimit në botë.
Festimi i Krishtlindjes nisi të marrë formë zyrtare në shekullin e IV, kur Kisha e Romës përcaktoi datën 25 dhjetor si ditën e përkujtimit të lindjes së Krishtit.
Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.
Kjo datë u lidh edhe me festa më të hershme pagane që kremtonin dritën dhe rilindjen, duke i dhënë festës një kuptim të ri shpirtëror.
Me kalimin e shekujve, Krishtlindja u shndërrua në një festë jo vetëm fetare, por edhe kulturore. Tradita të ndryshme, si vendosja e bredhit, shkëmbimi i dhuratave dhe figurat simbolike si Babagjyshi i Vitit të Ri, u zhvilluan kryesisht në Evropë gjatë Mesjetës dhe u përhapën më pas në mbarë botën.
Sot, Krishtlindja festohet në kultura dhe vende të ndryshme, duke ruajtur thelbin e saj historik dhe shpirtëror, si një festë që promovon paqen, dashurinë dhe solidaritetin mes njerëzve.












