Ekonomi

Forcohet euro, bie dollari në këmbim me lekun, ja si shkëmbehen monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 86, 51 lekë, ose 0,27 lekë më pak dhe euro u forcua me 0,10 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98,17 lekëve.

Paundi britanik këmbehet me 116,76 lekë, ose 0,49 lekë më shumë se ditën e enjte dhe  franga zvicerane zbriti në këmbim me lekun me 0,28 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot me me 104,77 lekë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts