Politika

Skandali me votat e emigrantëve, Diaspora për Shqipërinë e Lirë: Kemi denoncuar në SPAK Ballukun, Ballën etj …

Me anë të një deklarate për mediat, Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka reaguar në lidhje me votimin e emigrantëve shqiptarë.

Me anë të kësaj deklarate, Diaspora për Shqipërinë e Lirë shpreh shqetësimin për patronazhimin e votës nga partia në pushtet dhe qeveritarët.

Sipas deklaratës, Diaspora për Shqipërinë e lirë ka denoncuar në SPAK për patronazhim të votës së diasporës, krerët e PS: Belinda Balluku, Taulant Balla, Niko Peleshi, Bledar Çuçi, Ogerta Manastirliu, Mirela Kumbaro etj.

Reagimi i Diasporës për Shqipërinë e Lirë:

Diaspora për Shqipërinë e Lirë, si organizata që e ktheu votën e Diasporës në një term politik dhe që luftoi në çdo nivel, veçanërisht në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur për herë të parë në historinë e Shtetit Shqiptar votën e Shqiptarëve nga jashtë, jemi jashtëzakonisht krenarë për këtë arritje.

Njëkohësisht, po ndjekim me shqetësim të madh lajmet që vijnë nga vëzhguesit tanë në terren lidhur me parregullsitë e procesit në Greqi, si dhe informacionet e përgjithshme që po qarkullojnë në media.

DPSHL I bën thirrje:

– KQZ Shqipëri dhe DHL të bëjnë transparencë rreth parregullsive të përmendura në media dhe të vërejtura gjatë numërimit.

– SPAK dhe Prokurorisë së përgjithshme të ndjekin nga afër shqetësimet dhe denoncimet që dalin nga terreni.

– Qytetarëve të sjellin denoncime konkrete në lidhje me shkeljet e konstatuara.

DPSHL ka ngritur që gjatë nisjes së regjistrimit të diasporës problematikat e vërejtura në Greqi dhe në shtete të tjera, duke:

– Denoncuar rregullisht në media dhe duke bërë thirrje që partia në pushtet të mos shkelë ligjin, përkatësisht nenet 328 dhe 328a të Kodit Penal.

– Paraqitur 3 padi në SPAK dhe Prokurori kundër patronazhimit të diasporës, konkretisht për:

  * Bashkinë e Lushnjes

  * Bashkinë e Vermoshit

  * Krerët e PS: Belinda Balluku, Taulant Balla, Niko Peleshi, Bledar Çuçi, Ogerta Manastirliu, Mirela Kumbaro etj.

 – Bërë thirrje qytetarëve të mos tregojnë votën e tyre, duke ruajtur fshehtësinë dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Në këtë linjë, DPSHL vazhdon të mbajë vëzhgimin aktiv dhe i bën thirrje të gjitha palëve të marrin masat e duhura për garantimin e një procesi të drejtë dhe transparent.

Raporti i dalë nga vëzhguesit tanë do ti dërgohet gjithë institucioneve ndërkombëtare që kanë ndikim në Shqipëri.

#diasporavoton

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts