Politika

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, mandatet për secilin qark

Deri më tani janë numëruar 2413 Qendra votimi nga 5225 në total, ku ka një dominim të Partisë Socialiste me 52.69 %, ku ka arritur të marrë 330 112 vota deri më tani.

Ndërkohë, koalicioni i Partisë Demokratike, si forcë e dytë rezulton me 34.07 %, ku ka arritur të marrë 213 469 vota deri më tani.

Mandatet në rang vendi, sipas projeksioneve të deritanishme ndahen në: PS me 83 mandate PS, PD me 50 mandate, PSD me 3 mandate, Partia “Mundësia” 2 mandate, “Nisma Shqipëria Bëhet” 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat.

PROJEKSIONET NË RANG VENDI

Partia Socialiste – 52.69 % – 330 112 vota (83 mandate)

Partia Demokratike – 34.07 % – 213 469 vota (50 mandate)

Partia Social-Demokratike – 3.96 % – 24 786 vota (3 mandate)

Nisma Shqipëria Bëhet – 3.36 % – 21 051 (1 mandat)

Partia Mundësia – 2.73 % – 17 102 vota (2 mandate)

Lëvizja Bashkë – 1.30 % – 8 116 vota (1 mandat)

Kolaicioni Euroatlantik – 1.14 % – 7 153 (0 mandate)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 0.36 % – 2 283 vota (0 mandate)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 0.18 % – 1 147 vota (0 mandate)

Lëvizja Atdheu – 0.13 % – 826 vota (0 mandate)

Partia Aleanca Demokracia e Re – 0.07 % – 433 vota (0 mandate)

Partia Demokratike aktualisht rezulton fituese vetëm në Qarkun e Shkodrës dhe Kukësit, gjithsesi, rezultati mund të ndryshojë në Tiranë, Lezhë apo edhe në Fier.

PROJEKSIONET E DERITANISHME SIPAS QARQEVE

Qarku i Tiranës

PS – 19 mandate
PD – 13 mandate
Partia Mundësia – 2 mandat
Nisma Shqipëria Bëhet – 1 mandat
Partia Social-Demokrate – 1 mandat
Lëvizja Bashkë – 1 mandat

Qarku i Durrësit

PS – 8 mandate
PD – 6 mandate

Qarku i Fierit

PS – 12 mandate
PD – 4 mandate

Qarku i Beratit

PS – 5 mandate
PD – 2 mandate

Qarku i Dibrës

PS – 3 mandate
PD – 2 mandate

Qarku i Elbasanit

PS – 10 mandate
PD – 4 mandate

Qarku i Gjirokastrës

PS – 3 mandate
PD – 1 mandate

Qarku i Korçës

PS – 6 mandate
PD – 4 mandate

Qarku i Kukësit

PD – 2 mandate
PS – 1 mandat

Qarku i Lezhës

PS – 4 mandate
PD – 3 mandate

Qarku i Shkodrës

PD – 5 mandate
PS – 4 mandate
PSD – 2 mandate

Qarku i Vlorës

PS – 8 mandate
PD – 4 mandate

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts