Misioni vëzhgues i procesit zgjedhor në vend nga OSBE-ODIHR ka dalë sot në një konferencë për mediat për të prezantuar raportin paraprak mbi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit
Sipas raportit, partia në pushtet përdori burime shtetërore, duke bërë që kandidatë të ishin në kushte të pabarabarta. Gjithashtu, vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë konstatuar edhe mosrespektim të procedurave, si edhe intimidim ndaj zgjedhësve.
“Zgjedhjet e 2025, ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, ndodhën në një klimë tejet të polarizuar dhe kandidatët nuk patën mundësi të barabarta. Patën mundësi të bënin fushatë në mënyrë të lirshme edhe pse disa raportuan se kishin pasur intimidim. Administrimi zgjedhor e administroi procesin në mënyrë gjithpërfshirëse. Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe disa problemeve organizatave
Partia nga pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës, duke shkaktuar kushte të pabarabarta. Gjithashtu pati edhe një mungesë të autoritetetit për të monitoruar fushatat zgjedhore online.
Ishte ditë e qetë, por pati mosrespektim të procedurave e ajo u shoqërua nga incidente intimidimi e ndikim tek disa zgjedhës. Ka pasur raportime për presione ndaj zgjedhësve, sidomos në administratë. Dy partitë kryesore ishin ato që kishin mbulim më të madh mediatik. Procesi ishte i qetë në tërësi, por kishte disa incidente të izoluara. Kishte sulme mes liderëve të dy partive të mëdha.”, u raportua nga misioni vëzhgues.












